Muret e qelisë (Ukshin Hotit) – Kasam Shaqirvela
MURET E QELISË
(Ukshin Hotit )
…Një me dy…
gjatësia e metrit
ku mund të futesh dhe ti
në vend të tjetrit?!
e ku mund të vendoset
i vetëm një njeri
kështu trajtoheshin
armiqtë e shtetit…
e për këtë mynxirë
ju tregon më mirë
Ukshin Hoti…
Jo bardh e zi
Por me ngjyrë
e gjakut
t’shkruem emrin
aty te pragu
bashk me shokët e tij
që janë në përjetësi…
Ah, këto muret e qelisë!
që i kanë borxh njerëzisë
për të pathënat në drejtësi
ata shohin gjëra makabre
por, fshetësinë e mbajnë në vete
për shumë tragjedi nga jeta …
ku të rëndën e ngre e lehta..?!
Dhoma tjetër aty pranë
e gjerë dy, e gjatë tri
metrat shtrihen gjer në tavan
gjysmë të vdekur
e gjysmë të gjallë…
vetëm për një fjalë
o të vdesësh,
ose të lirohesh
o të tradhëtosh
ose të tradhëtohesh.
Dy krevata hekuri të vjetër
përballë njëri tjetrit
të burgosurit e shikojnë
shoku shokun me mosbesim
shikojnë e mendohen
gëzohen e frikohen
aty të zëhet fryma
edhe verës nga bryma
aty, rolet i ndërrojnë
jeta me vdekjen
në vazhdimësi…
ata rrinë ballë për ballë
presin, pas hetuesisë
se kush prej tyre
do të triumfojë
cili do të kthehet
a cili do të dalë i gjallë?!
© Kasam ShAQIRVELA