August 15, 2024

Ti përsëri po i fal…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI PËRSËRI PO I FAL..!?

Eh, çfarë po shohim
çdo ditë lajmet dëgjojmë
o mikja ime patriote
Me lutjen tuaj,
bashkohem dhe unë sot..
Dhe pse jam larguar në mërgim
mëndjen e kam çdo ditë
tek populli e vëndii im..
Ndihmoji Shqiptarët
O ZOTI IM..
Kudo janë të shpërndarë
Sa bukur të shkruajë një poet
realitetin nuk e sjell në dorë
dhimbjen që ndjen shpirti
me zor nuk ta heq
S’ është as kirurg,
plagës ti heqë, pjesën e infektuar
por mes fjalës sjell
nota shpresë dhe gëzimi
Me sa më pak dhimbje ta kalojë
këtë pandemi .. Njerëzimi..
Erdhur kjo erë e marrë
si skëterë, na trokiti në derë..
Me durim dhe kurajo, ju them ..
do ta kalojmë stuhinë dhe këtë herë
I fashur o populli im
çelu si pranvera, buzëqesh
dhe pse të lanë në varfëri
po të çojnë në mjerim
Ti përsëri…
Ngele i butë, si brumi në magje
kur punohet lehtë,
Gatuhesh bukë e byrekë
me dertet e hallet,
mbartur vitesh mbi shpinë..
Votën ke për tja u dhënë,
atyre që të gënjyen, me lugë bosh
të mashtruan me dinakëri
Në këto ditë të vështira
po i fal përsëri…
Por Zoti i shikon, nuk i fal
një ditë do ti gjykojë
Pa i ndëshkuar, s’do shpëtojnë..
Këta pushtetarë, lajkatarë
gjakun ta thithën si vampirë
Të lanë pa tokë e shtëpi
thonë me zë të fortë
Mbylluni në kuvli, mos dilni jashtë,
Të vdisni pa ju parë..
Shpirtin kanë ngelur pa të marrë…
Ndjesi përcjell, sa herë që shkruan
miku yt i vërtetë..PETRA..
Të lutem, një fjalë ma thuaj..
atij vëndi qëndruar..!?
Mos kam bërë gabim
prej vatanit jam larguar..!?

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 31st, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com