August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FLI DHE PAK …… (Ilir.Man*r.p)

‌.. pa shih ,
gjumi mesa duket ,
natën vonë të paska zënë.
Ah !..
Nuk e di nëse bëra mirë,
që për muzën diçka të fola mbrëmë.
Ndoshta ,
gjumin ta largova ,
me këtë ” dreq ” muzën time ,
ashu kapriçoze ,
tekanjoze apo ku di unë se çfarë ,
që herë më fal qetësi
e të tjera herë më bën si një të marrë .
..Tani ,
vallëzimin e yjeve të mbrëmjes,
ta shoh të regjistruar tek buzëqeshja e pritjes .
Ti,
kurioze të mësosh,
se çfarë në copa petalesh pata shkruar ,
më bën dhe mua kurioz të di ,
atë ,
që ti gjithë natën ke menduar.
Eh !..
Paçka .
unë sot nuk do të të zgjoj .
Vetëm se..,
me gishtat e mi flokët do të t’i përkëdhel
e më pas do largohem …
Natën ,
në të njëjtën rrugë ,
mes petale tulipanësh kur të kaloj
e di !
Me dritëyjet e tua do ndriçohem .
……………
Dhe kështu …
do përsëritet e njëjta histori .
Unë ,
do të të flas për muzën ,
ndërsa ti ,
për çka natën unë do të shkruaj ,
do më pyesësh përseri .
Pra…
fli dhe pak e dashur, fli .
Natën sot ,
….më prit kur të vij .
Ilir Man

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com