August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eja me erën..!

Errësira ka mbyllë shtigjet është bërë si gërmadhë
Ka mbledh mjegullat si shtëllunga për të zënë çdo shteg
Mbuluar ka valët e shkumëzuara të Drinit të Bardhë
Ndjej aromë kaçurrelash me sy në errësirë ia prek

Erërat janë rebeluar natës duan t’ia shkulin flokët
Me vetmin time kuvendoj nën qiellin pa hënë dhe yje
Kaçurrelja me sy dallëndysheje ëndrrën e përkund
E ndjej se buzëprusht vrapon pas erës te unë të vije

I buzëqeshur unë natën përkundi ta vë në gjumë
Gotat me verë mbushur presin të eturën shegëbuzë
I qetë loz me erërat mos ma trazojnë shpirtin valëlum
Të hapen mjegullat e ta shoh qiellin me yjet shpuzë

Nuk dua të agojë natës ia njoh të gjitha fshehtësitë
Gotat do i zbrazim dhe erërat do bien të flejnë
Kur ne të etur nga malli të heshtur do mbyllim sytë
Mëngjesi me vesë e aromë lulesh përqafuar të na gjejë
@s.hyseni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com