August 6, 2024

Në muret e shtëpisë – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NE MURET E SHTEPISË

Me ngjyra luaj në muret e shtëpisë
Korniza pikturash i shndërroj shumë herë
Me ngjyrat e jetës në brushë shkëlqejn
I them vetes n`kujtime të jetojnë

Dhe muret çuditërisht më binden mua
Ngjyra rrëshqet sipas ndjenjës së shpirtit
Pikturova sot dhe zemra mu gëzua
Ishte mrekulli, ndaj syri me ndriti

Korniza të bindura në mure sot pikturova
Me ngjyrat e jetës mbi ato ëndrrën shpaloja
Lodhjen nuk e ndjeva, u ndjeva pushuar
Ngjyrat e shpirtit mbi mure i shijova

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com