August 7, 2024

Eh ç’na bëre moj koronë – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EH Ç’NA BËRE MOJ KORONË !

Ç’ka bota që lëngon?
ç’ka bilbili që s’këndon?
ç’ka pranvera që vonon?
ç’ka atdheu që pushon?

Eh ç’na bëre moj koronë
mbyllur s’mund të rrojmë,
hyr e dil nëpër ballkonë
pranverën me sy shikojmë.

Kush i bëri botës hatanë
për zotin gjettë belanë,
ri në shpi në karantinë
ca këtu e ca matanë.

Heshtje vari anembanë
botën ka përfshirë,
të qetë njëher s’na lanë
për të keq e për të mirë.

Ky armik i padukshëm
që prodhoj njeriu vetë,
qënka shum i frikshëm
pakëzim si luftë e tretë.

Kjo nuk është parë kurrë
armikun mos e shikosh,
s’pyet djalë e s’pyet burrë
ku të jesh e ku të shkosh.

Luftë e madhe në spitale
luftë për egzistencë,
mjekësia me shum halle
lufton të shpëtojë jetë.

Male varesh ngrihen
çdo ditë nëpër botë,
këto vare nuk do njihen
mjer njerzit e shkretë.

Sa keq bota ka ndaluar
mjer njeriun çe gjeti,
gjithë frikë e mbluar
shpëtim pret nga zoti.

Besnik Memelli
30.03.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com