Dallëndyshet e habitura (Për fëmijë) – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DALLËNDYSHET E HABITURA
{ Për fëmijë }
Dallëndyshet bishtgërshërë
Erdhën prap si herave tjera,
Në kënde të shkollës të ngenë folenë
Të habitura mbetën tëra.
Aty fëmijët nuk i pritën
Heshtja shkollën ka mbulu,
Ç’është kah ndodhë në këtë pranverë
Këthimit tonë kush me iu gëzu?
Në cep dritareve shkuan u ndalën
Të shiqojnë mbrenda ndonjë fëmijë,
Por shumë mbetën të zhgënjyera
Çdo klasë thatë ishte tani.
Ku është zhurma hoje bletësh
Dashuri, këngë e hare,
Që nga larg ndjenim gëzimin
Ato ditë kur vinim ne!
14.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com