Dy vasha mbi kuaj – Pajtim Graci Kolonja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DY VASHA MBI KUAJ
Mbi kuaj kanë hipur, dy vasha si nuri,
njëra vajzë turku, tjetra bijë kauri.
Kuajtë stolisur, mbi hejbe shaluar
për nga mali nisur, veshur zbukuruar.
Turkesha ja nisi, këngës për çobanin
Tatëpjetë malit, në ato lëndina
kaurka “sy ulur”, me dorë mban fustanin.
Turkesha ndal kalin, dil kaurkë prina. (drejto)
Dhe u nis kaurka, rrugës gjarpëruar
djallëzinë në mëndje, kapistrën në duar
Kaurka e zgjuar, s’foli kur pa stanin
ja bënte me shënjë
duke tund fustanin…
………@ P.Graçi Kolonja
Një ditë të bukur miqsia ime
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com