Nuk e prita – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NUK E PRITA
Edhe unë s’e pata ditur
Udhëtimeve të përjetësisë
Sesa gjatë do të kisha pritur
T’ia shohë vlerat hijeshisë.
Nuk e dita dhe as s’e prita
Këtë takim krahëhapur
Sërish për mua agoi dita
Ja dhe terri mbet i zdapur.
Udhëtova drejt përjetësisë
Me yje qilli në përqafim
Mall e shpresë e njerëzisë
Bashkudhëtarë të kodit tim.
© Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com