Nesër që me natë do shkoj – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NESËR QË ME NATË DO SHKOJ
Nesër që me natë do shkoj
Heshtja le të më përcjellë.
Diellin nga përgjumja do zgjoj
Rrugës një pemë do të mbjell.
Një qiell kam në dorë
Ku shpesh të shoh ty
Tek vjen të mbytesh tek unë
Si pyjet nën shi.
Të thurim pëlhurën e jetës
Në vendet që s’ kemi parë.
Atë që dora jote prek
Kthehet në margaritar..
Ato që sheh syri yt
Magjepsen e marrin afsh
I lumtur si krimb në krahet e tu
Për dashurinë do end mëndafsh.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com