Burgu dhe Pandemia – Berat Luzha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BURGU DHE PANDEMIA
Ky ministri fjalë m’ka çue
Mue burg me më caktue,
Burg në sh’pi, thotë, rri në sh’pi
Nuk guxon me dalë n’kojshi!
Burg në sh’pi, he haj medet
Pse i mbusha 65 vjet,
Rri në sh’pi, o rri në sh’pi
Po urdhëron kjo ministri!
Kemi hyrë në pandemi
N’politikë dhe shëndetësi,
Se kështu ne bëhemi shtet
Kur s’do t’kemi as shëndet.
Rri në sh’pi, s’guxon me dalë
Dhe askush mos t’vjen me t’parë,
Burg në sh’pi, me fat na qoftë
Ministria ne na rrnoftë!
Berat Luzha
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com