Mos më pyet tani – Ilir Man
MOS MË PYET TANI (Ilir.Man*April2020)
… mos m pyet tani ,
se ç’do bej në fund të kësaj historie .
Tani ,
pas buzëqeshjeve të mia paksa i sforcuar,
jam duke fshehur dhimje,
frikë ,pasiguri, stres nën hije mbuluar.
Unë ,
fjalën kam .
Dhe me fjalë të huazura kurajoje,
si filtra maskash ,
të hedh çarçafët e bardhë të shpreses mundohem,
pastaj çdo mengjez e mbrëmje,
atje ,
në qoshëzën time Zotit i lutem e përgjërohem.
Eh !…
E di unë e di.
Si gjithë të tjerat do kalojë dhe kjo histori.
Dhe unë,
fjalën përseri të bardhë do ta shkruaj.
Dhimbjen, trishtimin ,
për gjithë njerzimin e pafat dhe shpirtrat e tyre,
në një cep të shpirtit tim do ta ruaj.
Pastaj,
një tjeter botë të paqtë,
një botë të madhe me fjalë zemre do ta krijoj,
ku mallin që mundohet te na mposhtë,
bashkë do ta mposhtim,
aty,
në botën e re ku ty oj mike e mik të ftoj.
……………………………………
Ja për shëmbull e imagjinon ?
Sëbashku,
të kemi një qytezë,
në një cep parajse mbi Tokën tonë diku ,
me miq, me shokë,
apo,
edhe me plot të dashuruar,
ku të mblidhemi,
sa herë që nga e keqja të jemi larguar.
Ilir Man