August 9, 2024

Unë dhe malli, erdhi dhe flutura…! – Zihni Ndregjoni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË DHE MALLI,ERDHI DHE FLUTURA..!!

Një ditë u nisëm unë dhe malli.
Të mbledhim lule ,në lëndina.!
I kishim parë edhe në ëndërr.
Herë lule kuqe.
Herë trëndëlina.!

Nga pas na u ngjit edhe flutura.
Të vij dhe unë ,tha me ju.!
Ecëm e ecëm,u ulem pranë një burimi.
Rrëzĕ një shkëmbi.
Pimë ca ujë,qeshëm prej gëzimi….!!

Kur në lëndinë arritëm.
Ne edhe flutura, u habitem.!
Prej bukurisë u kënaqem.
Këputem lule ,u morëm erë.
Flutura pelqente, manushaqen….!!

Mblodhi një tufë edhe për mua.
Kur ma dha dhe shpirti u gëzua.!
Ndejtëm, deri kur dielli ish në t’perënduar.
Flutura ,fluturonte prej gëzimit.
Sa shumë thoshte, kam shijuar..!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com