Për ty – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËR TY
Për ty, s’ ka heshtur kurrë kjo zemër
Tek sytë e tu e ka gjetur shtëpinë
E gjithë ç’ ndodh, i vë një emër
Lart mbi yje ngre dashurinë.
Për ty jetuar kam çdo çast
Nga njohja e largët gjer më sot
Një dashuri që rizgjohet në çdo ag
Porsi pëlhura e të bukurës Penelopë.
Për ty unë jam det me dallgë
Ëndrrat e tua flenë përmbi ujëra…
Gjithë qenien time përshkon si varkë
Dhe unë si Poseidon prej stuhive të ruaj.
Për ty rend të ndal kohën
Çdo rreng i thur si magjistar
Më e bukur se bukuria të bëhesh
Në poezinë time je varg margaritar.
17- 1- 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com