Kapele për kokë – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KAPELË PËR KOKË
Me përmasa të mëdha njerit
I ishte rritur koka,
Kapelë nuk mund gjente
Me te qeshte bota.
Ngado që kërkonte
Vërtetë befasohet,
Mos kërko kot i thoshin
Këso numër s’prodhohet.
Dhe në një shitore
E gjen në një qosh,
Por tregtari koprrac
Ishte mjaft balosh.
Shumë shtrejt ia llogarit
Kapelën e madhe,
Duke ditur se askund burri
Nuk do bënte qare.
Mos të duket shtrejt- tha
Dhe lëvizte gojë e hundë,
Këso kapelë të madhe
Nuk e gjenë askund!
Mirë thua zotri
Por të them dhe unë një fjalë,
Këso koke e madhe dhe ty
N’duqan kurrë s’ka për të ardhë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com