Kohë izolimesh – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KOHË IZOLIMESH
Edhe në këtë gjendje izolimi
Bile dhe vetëizolimi…
Nga “Virusi Corona” i pamëshirë
Ne i bindemi por pa dëshirë
Në këtë situatë ankthi
Në pritje të një kumtit të zi
Janë ato që na heqin nga makthi
Kujtimi dhe fjala, bashkë janë dy
Sado të mbyllur të ndodhemi
Dhe sado që larg të jemi
Kujtimi është si brumi që mbruhet
Dhe fjala e ëmbël ajo që gatuhet
Ky pra është ushqimi
Që neve na mban gjallë
Kur ne komunikojmë mes vete
Me shokë, me miq e kolegë…
Ngrohtë e ëmbël, bëhemi bashkë
Ashtu sikurse kokrrat në shegë
Sepse njeriu për njeriun
Është lindur për t’u dashtë.
© Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com