August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DJALI REBEL

S`kish marrë lajm për rregullat e karantinës
Se ish e ndaluar dalja k`të mëngjes
Puthej gjithë epsh mbi kodrën e gjelbëruar
Me flokë pishash mbushur me vesë

Filloi ta qortonte pishëzën e mjerë
Një zogth i vogël fshehur nën gëmushë
Djaloshi Diell qeshej shend e verë
Rrëshqet nga flokët e joshet nën gushë

Pastaj papritur erdhi drejt meje
Më shkeli syrin e m`i vrau sytë
Mollëzt m`i ndezi si flakë rrufeje
Një puthje zjarr që s`ka të dytë

Kaq i paturpshëm ky diell mëngjesi
Puthej e joshej atje mbi kodër
A thua vallë s`ia kanë mësuar
Se dashuria nuk është lodër

I ktheva shpinën qytetit t`përgjumur
M`dridhej zemra mos na kish parë
Rebel i madh djali diell
Vazhdonte puthte si i marrë

Lola Shehi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com