Ti që bënë dashuri me detin – Safet Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ti që bënë dashuri me detin
Shoh si vallëzojnë valët e puthen në rrezen e zjarrtë
Vështrimi yt i derdhur tejë thellësive në qetësi
Bukur fluturon mbi dallgë me krah flokësh të art
Më merr dhe mua si kaltërsinë e detit në tëndin sy
E ndjen si përkundet një jetë e tërë në brendësi
Dhe një melodi që shpirtin ta ledhaton lehtë
Më thuaj pse s’lodhet deti ti që gjuhën ia di
Puthëm siç puthë vala shkëmbinjtë qetë-qetë
Veshur me tesha valësh si ngjalë noton
Buzëprushta që detin e ke të madhe dashuri
Ti shpirtbardha që në një pikë loti jeton
Futëm brenda teje më shtrëngo fort në gji. @s.hyseni
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com