August 3, 2024

Më ftoi natyra,s’kam faj – Adriatik Jaçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më ftoi natyra,s’kam faj.

Sot nuk munda më.
Mora rrugën me natyrën.
Flladpranvera më përkëdhel…,
Dielli po më puth fytyrën.

Duart prekën gjethe,trungje peme..
Shkela dheun e nëpër drurë..
Në përrua hapat hodha…
Herë mbi urë,a në shtrat,shkela mbi gurrë.

Pa vrapova në livadhe
Bëra foto…,oh sa qesha..
Kisha kohë,më kishin humbur…
Gjithë pranverën,trupit ja vesha.

Pa u drodha mos po bija,
Rripa kodrash kur kaloja.
Mu kujtua fëmijëria…,
Thashë ta prisja,ta takoja.

Nga korriet jeshil mbushur.
Brredh e s’lodhet,jo ska humbur.
Pres të vijë,shikoj nga jugu.
Buzagaz,syrin ma shkel…,shfaqet thellë,atje Papingu.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:18.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com