Shqiptari i vërtetë – Zymer Mehani
SHQIPTARI I VËRTETË
(Komandantit Abedin Rexha-SANDOKANI)
TY-
Dhe Shqipet majë shkrepash
Ta njohën qëndresën
TY-
Dhe miq e armiq
Ta respektuan besën
TI-
Me forcë graniti
E grushtin
Të çelikut
Fuqinë
Prej Titanikut
TI-
Përherë luftëtar
Gjatë viteve të gjata
Ushtar i atdheut
Me pushkë prore n’krah
Zemra jote e artë
Dashuri e zjarrtë
TI-
I fortë-
Shkëmb mali
Për liri-
Xixë stralli
Për Shqipen në Flamur-
Kala gur mbi gur
TI-
Plisbardhë nëpër breza
Rrufe në beteja
Flakadan lirie
Shpresë për ditë të reja
TI-
Më miku ndër miq
I urtë për urti
Prore luftëtar
Për t’atdheut liri
TI-
I atdheut DËSHMOR
Ndrit si meteor
TI-
Përherë krenar
I vërtetë shqiptar