August 10, 2024

Duart -Françeskos, një mikut tim italian – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUART
-Françeskos, një mikut tim italian

Ai më tha; ” Unë i dua duart!
Atë dorën e rrudhosur të bujkut të plakur,
Që e mbulon bimën si të jetë Perëndi;
Edhe atë dorën që përkëdhel gjirin e gruas
I vetëdijshëm që gjiri i saj ka arratinë e pakapshme te hënës
Atë dorën e dridhur tek varros të vdekurin
që e ka dashur
Nën tokën e ftohtë të dimrit;
Dorën e poetit tek shkruan ne vetmi
Dhe flet ne heshtje me muzat e tij;
Doren qe nënshkruan fatin e tërë një kombi
Shperndan errësirat për të sjellë pak dritë;
Dorën e mjekut që jetë njerëzish sheron
Pa bujë, si shenjt qe të kthen në jetë me magji;
Dorën e ushtarit që me armë në kufi
Na mbron nga armiq dhe çdo paudhësi;

Dorën që çliron zhurmshëm tingujt e daulles
Në pyllin e heshtur apo në shkretinë e kujtesës;
Atë dorën e shtrirë tek fal një trëndafil
E ngrihet lart në ajër për të të thënë
” Lamtumirë”…
” I dua duart”- kështu më tha ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com