August 3, 2024

Shirat e Prillit – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHIRAT E PRILLIT

Në shiun që bie rrëmbyer, sikur ka marrë inat,
Dua të lagem, ti futem atij tërrbimi, e të bëhemi një,
Ne ngjajmë të dy në këtë natë, jemi të marrë,
Sot as djalli pritë, dot nuk më zë.

Ky shpirt mjeran, kurrë s’ish përgatitur për ikjen tënde,
Si një avjon me turbulenca, rënkon me frikë,
Se mos bie oqeanit, të vdekur pa jetë,
Aty ku errësira, s’ka njohur kurrë dritë.

Dhe tani, po i ndiej të gjitha ato rrufe mbi shpinë,
Më dogjën gënjeshtrat, përrallat e tua pa dobi,
Do t’më duhen, kushedi sa kohë të gjej unë veten,
E ndoshta kthehem, si në ditet kur kisha qetësi.

Këto netë me shira të Prillit, sa njëmijë e një netë,
Do të jenë, më të gjatat që kam shkuar ndonjëherë,
Do t’më kujtoj kjo zemër lënduar, nëse sërisht gaboj,
E do t’më thotë: A e mban mend një herë..?

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, Aprill 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com