August 7, 2024

E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Musa Jupolli

E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë

E tash po e rikujtoj se Llapi nuk vizatohet
E them këtë se as poezia nuk e ngjetë
As romanet e llapjanve nuk e thanë
As n’Oda të burrave nuk mirrej temë
As këngë as valle nuk ngjajnë me Llapin
Nuk ka filozofi që e përthekon idenë
Nuk po di si t’ia « lidhi kryet »! Thuhet
Veç një oxhaku t’ia shohim tymin
Fenerin ndezur në pritje kalimtari
Kujdes më tha Plaku kur të flet Llapi
Po i nxorëm nga arka letrat e vjetra
Këtu fillon HISTORIA
E unë
Veç atit, tjetër lodër nuk kisha

16.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com