Atdhe mos pritni… – Sliver Sliver
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
A T D H E M O S P R I T N I . . .
Atdhe mos pritni, Atdhe s’ka më,
Atdheun e shitën si mall me vlerë,
Veç rafia bosh, tjetër s’lanë asgjë,
Asgjë më s’kujton dheun e mjerë.
Atdhe mos pritni, Atdhe s’ka më,
Atdheun e përlanë “peshkaqentë” e uritur,
Në ankandin global s’i mbeti gjë,
As historia e tij përmbi shekuj ngritur.
Atdhe mos pritni, Atdhe s’ka më,
Atdheu në mungesë nuk ka lavdi,
Më kot gjithandej mos ngrini zë,
Tash me të parë, të bëheni fli!
– Sliver Sliver –
Athinë, 07 prill, 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com