Nusëro ti vargu im…! – Sulbie Shehu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NUSËRO TI VARGU IM !!!
Mos o trishto o vargu im
Mundohu brenga të mos keshë ,
Ndaj nusëro në horizonte
Në rrugëtimin tim ti shoku im do të jesh
Ti lëmë fjalët që skanë kuptim
Të ecim tej si më parë ,
Ligësit shpirtërore që janë ngrirë
Heshtja ne na ka vrarë
Unë e ti një mendim
Për penën e kulluar fortë
Unë prap e lumtur e plot gëzim
Vargjet i thur me zemër në dorë .
Dekadash në rrugëtim
Të kam ndërthurur mirë e bukur ,
Tash je në libër dhe i testuar
Dhe asnjëher skem për tu humbur .
Me 18 .4.2020 .Punoi Sulbie H Shehu
Ju përshëndes miqt e mi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com