August 12, 2024

Pranverë e bukur {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PRANVERË E BUKUR

{ Për fëmijë }

Sa hijeshëm lulëzuan
Molla me qershi,
Plot gjelbrim natyra
Oh, sa bukuri!

Rrezet e diellit
E ngrohen natyren,
Këndon bilbili i gëzuar
Këngën më të mirën.

Gjithçka u gjallërua
Fusha edhe mali,
Gurgullon uji n’përrua
Aty ke Livadhi.

Në atë ujë të pastër
Që qetë bie në fusha,
Etjen aty shuajnë
Lepuri dhe drenusha!

20.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com