August 10, 2024

Tokës së tharë – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TOKËS SË THARË…
********************

Lule verdha ka mbirë
kësaj toke plasaritur,
si damarët e një trupi,
rreshkur nga dielli
ecur shkretëtirës në Saharë..
Shikoj kësaj mbremje të vonë
shumë poetë shkruajnë,
për këtë lule komentojnë
Unë ndjehem shumë i lodhur
a do të arrij me hapin tim
të kaloj këtë tokë hapur
me brazda si ugare
nga ca bujq të vonuar..!?
Nuk ju doli stina e vjeshtës
kur ishte sezoni për ta punuar,
por menduan se kemi kohë..
Eh, le të shpresojmë për në pranverë
toka do ketë marrë lagështi
nga dimri gjatë, me borë dhe shi
për tu mbjellë me farën e zgjedhur..
Të kenë bereqet njerëzia,
për stinën tjetër..
Nuk dihet çfarë sjell moti
kur koha nuk i ndihmoj..
Ja çfaqet papritur,
erdhi Corona virusi,
si ajër i thatë, pa oksigjen
mbylli fshatarët, të ngujuar në shtëpi.
Tokës së thatë
mbiu lulja e verdhë si dëshmi
për tju thënë,
mos e lini tokën pa punuar,
të djerë e të ngratë..
Lulja vërtet do yzmet
…. kërkon rezet e diellit
Shiun e ngrohtë rrëzuar prej qiellit
Do kujdes të vazhdueshëm
si një fëmijë që do të rritet
të lëshojë filiza të rinj, të zhvillohet,
Por nga kush të ndihmohet..!?
Qëndron e vetme pa shoqe të tjera
Ka frikë mos e rrëzon era
rrënjët i kanë dalë mbi tokë
Nuk shkojnë poshtë më thellë,
se është e fortë..
Ah moj lulja ime e shpresës
më bën mua, si ty të mbijetoj
dhe pse një muaj në karantinë
izoluar në burgun shtëpi..
Unë vargje për ju lexuesit,
do të shkruaj
fletës së ditarit jetë..
Këngën me ritmin e shpreses,
për jetën do kompozoj.
Ndoshta jam në prag,
fillon mosha e tretë
Shpresa brenda qënjes njeri
nuk humbet kurrë,
sikur të jesh i sëmurë
buzë varrit të vesh,
të vjen keq të vdesësh
Si yjet qiellit të kaltër
shpirtit të erët mbretëron
Dua mes natyrës të bukur
vitet mbi shpinë, dua ti argëtoj
një forcë më mban gjallë të jetoj..
Ende në sytë e mi ka shpresë
ditë më të bukura do shikoj..!!

Floriri Z Petra
April 17th, 2020.USA
Të drejtat e autorit rezervuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com