August 9, 2024

Ç’karantinë më thua…! – Dodona Qose

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

,,,e,
ç’karantinë më thua,
unë në karantinë,
paskam qënë tërë jetën,
dhe ikin vitet,
sikur t’qesh dje,
kjo karantinë,
NDËRGJEGJËSOFTË KOHËN,
kohë që nuk ka kohë,
po ç’them,
ku ta gjesh kohën,
për kohë?,
ja që lipset, këtij nocioni,
t’i gjesh hapësirë,
për të lëvruar,
kur të rrëmben rutina,
koha hedh vallë,
për shtatëpalë qejfe,
e, hajde të kapësh ritmin,
me gjë prej gjeje s’ndenjon,
ndaj kjo karantinë,
rendit’të hapat ritmikë ,
sikur drita e diellit,
me intenerarin jetik,
ZOT,
na brymos me ndjenjën,
KOHË,,,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com