August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nanë!

Fryma jem e parë e shpirtit
mes gëzimit dhe dhimbjes.
Emni parë në mendje tem
Sa herë shoh diellin
E sa herë rrufet godasin
Qiellin tem.
Nanë!
Sytë e tu pasqyrë e plagëve trupit tem.
N’rrudha tua flejnë ledhatimet e ninullat e
netëve pagjumë, kur baheshe rojtare
e dënezjeve të andërrave t’mija
n’kllapinë e natës pa agim!
Nanë!
Gjini i pashterrshëm i dashnisë!
Perlë e ruajtun në oqeanin
ma të thellë t’zemrës tem!
Nanë!
Gurëthesari më i çmueshëm
në këtë botë.
Do t’ndriçosh si rreze
dielli sa t’ketë jetë mbi këtë tokë
Vlora Rexhaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com