August 11, 2024

Një lule më dhuron – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një lule më dhuron

O shpirt i pafajshëm ëngjëllor
Do doja të jepja ty ĝjithë botën
Që në sytë e tu të mos shoh lotë
O krijesë e vockël njerzore
O plazmë pafajsie kristalore
Dora jote e vogël është e palarë
Po shpirti jot i pastër qelibar
Atë dorë ta mar të ta puth me mall
Lulen që dhuron është një simbol
I dashurisë që të mungon
I ardhur nga lufta e ndyrë e ftohtë
Zgjat duart mbështetje kërkon
Prindrit si ke je jetim
Po mirësinë e mban në gji
Sa i ngjan Lulit të vocër të Migjenit
Vetë Luli i vocër këmbët zbathur tollumba
Te ty të zbathura të mardhura janë duart
Ah sytë çfarë shprehje kanë
Të trishtë të zinj të dëshpëruar
Sa e sa tmere kanë parë
Atje te vendi yt ku lufta s,ka pushuar
Te atdheu yt ku ka diell
Aty ku është parajsa e Edenit
Po nuk duket as qielli
Me flakë është mbuluar
Ku ka qiell e avionë që s,lanë gjë pa bombarduar. ..
Aty ku pe nënë babë motër të coptuar
Aty ku çdo gjë e vendbanimi është sheshuar
Dhe prapë nga mënxyra ti i mbijetuar
O ëngjëll ty që lufta të la jetim
Ty që atdheut jot nga tanke nxin
Ti që s,pe kurrë fëmijri
Ty që të vranë lirinë
Bëju ti ylber i paqes për njerzinë
Mbaj lule shqera në dorë lulen margaritë
Bëhu pëllumb i paqes prediko dashurinë
Se zemra qan sytë e tu panë lemeri
Bëju dallëndyshe bëju lajmëtar
Lulen.e shqerës dhuro
Ta thurim me lule kurorë
Diamandë perla e margaritar
Do doja gjithë të mirat e botës
Të jap, të fal……..
Që ti të jetosh i lumtur pa ankth..
Po kurrë sdo të mund të dhuroj
Të prindërve të tu dashuri….
Ndaj bëju pëçues i paqes ti
O zemër.e vogël që lule jep
Me sytë e zes të trishtë
Që panë skëterë
Vetëm ajo lule që ke në dorë
Sa e sa mesazhe paqeje përcjell..!!
……………………………………………………
N@t@sh@ Ili@.21/4/2019..Greece….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com