August 4, 2024

Sa të jem gjallë – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SA TË JEM GJALLË…

Ma mbush një gotë, ta shtyjë tradhëtinë
edhe të falë, oh veç tē falë,
njëra pas tjetrës t’i gëlltisë dhimbjet
sa të jem gjallë, oh në jam gjallë

Në tavolinë ulu me mua
i miri Krisht më shtjerë ca verë
dhe lotët fshimi e jepmë forca
të ngrihem prapë, të fundmit herë.

Më jep dy gota, ta mbyt tradhëtinë
njërën me verë në pifsha dot
tjetrën kristali o prej floriri
të zbraz marazet, ta mbush përplot.

Dhe helmin ta gëlltisë pa frikë
se kush besoi, oh u ringjallë,
shtjermë pak verë si gjaku yt
le të dalldisem, u bëfsha valë.

E kush pas shpine ma nguli thikën
frikë mos pastë, mos pastë frikë
skutave fshehur mos rrijë si hije
hakë s’do marrë, mos qofsh i ligë

Por, po më doli përpara syve
ma fal trishtimin, o At, më fal
ndoshta ul kokën, nën zë do lutem,
një tjetër gotë do t’kthejë ngadalë.

Do ta bëj shokë serishmi dhimbjen
e faljen prapë, oh do t’thërrasë
sa gllënjka-gllënjka ta dergojë poshtë
e dalë nga dalë , oh të rrëshqasë.

Ma mbush një gotë, ta shtyjë tradhëtinë
edhe të falë, oh veç të falë
njëra pas tjetrës t’i gëlltis dhimbjet
sa të jem gjallë, në qënça gjallë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com