August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur ka një dritare!

Më kot mundohesh, fare pa kuptim
Ruan në vehte, at pak krenari
Në fytyrën e robit, çfaqet një hidhrim
Që të kërkosh falje, s’është aspak dobësi!

Mos u fut pyellit, pa rrugë e pa shtigje
Shoh si rritet mjekrra, n’zemrën e piklluar
Fjala e pamatur, si lumi pa brigje
Do të mbetesh vetëm, kur je e hutuar

Zhytesh e fundosesh dhe kërkon shpëtim
Në lumin e pist, të botës vrastare
Mos fol me askend, askush s’të kupton
Burgu mund t’jetë lule, kur ka një dritare!

Shaip Ademaj
Prill 2020
Offenbach, Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com