Të kam – Xhuljeta Ferraj
Të KAM!
……………………….
Të kam oksigjenin e jetës,
Frymarrjen e shpirtit,
Të kam dritën e syrit,
Rreze dielli të mëngjesit.
Të kam shoqe të ngushtë,
Ëmbëlsir të shpirtit tim,
Të lidhur si mishi me thoin,
Një trup jemi unë dhe ti.
Të kam ilaçin e zemrës,
Kur dikush më lëndon,
Përqafimi jot i ngroht,
Shpirtin ma shëron.
Të kam gëzimin e syve,
Princeshën e familjes,
Pa zërin tënd të ëmbël,
Jeta errësirë më duket.
Të kam kuptimin e jetës,
Që kur Zoti të solli tek unë,
Më dhe emrin nënë,
Unë jetoj vetëm për ty.
Të kam pasurin e jetës,
Floriri para teje nuk ka vlerë,
Ti je gjerdani i gushës ,
Bashkë me lulet e prillit.
Të kam bastunin e pelqëris,
Kur flokët të më jenë zbardhur,
Askush nuk na ndan dot,
Edhe kur dheu të më ketë tretur.
………………………………………………………….
Autorja:XHULJETA-FERRAJ /22/04/2020
Dedikuar vajzës time me rastin e ditës së lindjes.♥️