Mesazhe për Nënën – Alisa Sila
Mesazhe për Nënën
Sa mesazhe Nënës i kam dërguar
Sa herë harroj dhe e mar në telefon
Cuditërisht mëndja dhe dora te tel të shpien
Dhe e di mirë ajo më nuk më dëgjon
E larguar jam
Sa herë në ditë telefonit i bija
Dhe ajo kudo që shkonte me vete e mbante
Do më mari djali i larguar
Pa do më mari dhe bija
Cdo ditë flisja me ty e nxirrja.mallë
Minuta e.minuta të tëra
Dhe më thoshje rri dhe pak
E nxirrje sadopak mallin me telefon
E shtrënjta e mira nëna jonë
Zilja e tel më nuk tingëllon
Por unë numurin tënd.nuk e kam fshirë
E kam ruajtur në telefon
Dhe e di mirë që ti nuk.përgjigjesh
Më fjalët e bijës nuk i dëgjon
Nëna ime e mirë
Nëna ime burrnesh
Zërin më s’ta dëgjojmë
Nuk të kemi.mes nesh
Kur shkoj te shtëpia
E ndjej shumë vetminë
E ndjej shumë mungesën.nuk ta ndjej praninë
Nëna ime e mirë,më e.mira në botë
Kur jam e trishtuar për ty derdh e derdh lotë
Mbrapa s’ ka.më kthim më duhet ta.pranoj
Por shtëpia ku u rrita s ‘ më duket njësoj
Prania e jote sa shumë më.mungon
Sa herë harroj
E coj dorën në telefon
Cuditërisht te numuri jot ndaloj
E shtrënjta gojë – ëmbla ime sa shumë më mungon,