Banorët e pyellit {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BANORËT E PYELLIT
{ Për fëmijë}
Heret në mëngjes
Me rrezet e para të diellit,
Me këngën e bilbili
Zgjohen banorët e pyellit.
Mbreti luani
I fton në takim,
Ua shpërndanë detyrat
Gjithëvë me nxitim.
Ti lepur veshgjati
Shko nëpër kopshtije,
Mblidh fleta të lakrës
Ik shpejt në korije.
Ti dhelpër dinake
Gjej ndonjë kotec,
Grabit ndonjë pulë
Dhe per mal shpejt ec.
Mprehi dhëmbët mirë
Ti ujku i zi,
Shiqo në lëndina
Ndonjë qengj te ri.
Ti ketrush i vogël
Ik poshtë ke lajthia,
Merri disa kokërra
Dhe sill ke shtëpia.
E për ju të gjithë
Vlenë kjo porosi,
Shpejt kryeni detyrat
Kthehuni në shtëpi!
26.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com