Letrat e mallit..! – Ardian Muca
Mirmbrema miq.!Klm bukur familjarisht..!
Letrat e mallit..!
Letrat e tua i mbaja tek koka e krevatit.
Disa me kartolinat,i pata varë në murë.
Me to bëja monologun e Sokratit..!
Qaja fatkeqin,që dergjej n’shtrat i sëmurë.
*
C’do letër e jotja mbarte një histori.
Asnjë nuk grisa po i lidhja me llastik.
Lexoja dhimbjen e shprehur me kaligrafi.
Fshija lotët e flija me to,nën jastik.
*
Ikën vitet dhe u pamë,kur erdhi interneti.
Të tregova letrat,që i ruaj si relike në murë.
S’i qen i uritur, të paska kafshuar graviteti.
Më the me portretin tënd t’bërë katrahurë.
*
Arritëm alienëve,t’u marrim teknologjinë.
Letrat i’a vara,si medalje këtij planeti.
Ai shtrëngon rripin,unë kërkoj njerinë.
Që më humbi nē gjolin e këtij mileti.