August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JE
Je dashuri,
Je mall,
Je ashk,
Edhe asht,
Je hall,
Je edhe kujtim,
Je përgjërim,
Je ëndërr,
Edhe gjëmim.

Je këngë e stërkëngë e psallmeve të mia në këndim,
Kënduar ne nota krismash të pushkëve n’ istikam,
Në të gjitha stinët e jetës ,hanedan.

Je brengë,
Që nuk hiqet kurrë,
Dhe piqet e digjet me zjarr në timen furrë.

Je gurëvarri ngulur thellë në tokë,
Mbi timen kokë,
Je shenjë e gjakut tim dardan,
Shkruar në ballë,
Deri në shtatë palë qiej lart shkallë-shkallë.

Je lumë,
Që rrjedh në mua plot shkumë,
Je ADN,
Je plazmë gjaku,
Që kalëron damarëve të mi të harlisur,
Të çarë, të krisur.

Por je edhe zemërim,
E përvëlim,
Që qet avull,
Që qet tym,
Kur hanxharin ta futë thellë në trup,
Bastardi yt,
Bastardi im.

Je emër,
Që më jep zemër,
Që të vdes me emrin tënd në gojë,
Që kur të vdes, të vdes duke shkruar emrin tënd me timen bojë,
Dhe më duket lojë,
Dhe më duket lojë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com