Pezull – Ilmi Dervishi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
P E Z U LL
Nga ILMI DERVISHI
Pezull mbeten ëndërrat dhe dëshirat,
Si xhamit rastësisht një gjethe vjeshte,
Tufa me re që vijnë me shijërat ,
Tufat e luleve të rrijnë në heshtje.
Ndodh, por jo të lutem o Zot,
Mos ja prish as kujt fytyrën,
Le të shkruaj poezi më lot,
E piktorit larja ngjyrën.
Pezull dëshirat, gëzimet në jetë,
Se jeta dhe dhimbjen ka brenda,
Ç do njeri do gjej dashurin e vet,
Duke dhënë dashuri, pa ëndërra.
Pezull si një njollë reje e bardhë,
Që as hëna nuk i bën më dritë,
Atëherë kur nata ka më ardhë,
Dashuria dashuron veç dashuritë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com