Gjel gjumashi {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJEL GJUMASHI
{ Për fëmijë }
Gjel gjumashin kishte zënë gjumi
Pula plakë për bisht e tundi.
Përse mor gjel ti nuk këndon,
E nga gjumi nuk na zgjon ?
A ke gojë apo je memec
N’këtë mëngjes ti flen n’ kotec?
-Mirë e thua pulë e bukur
Në atë qoshe përse je strukur ?
-Zgjohu vezën që ta bësh
Kokorizmën ta lëshosh!
-Do e bëj ore dembel
Kokorizë unë për çdo here!
Të tregon ty pula plakë
Është hidhëru zotriu pak.
Pula e gjela kanë për të qeshë
Mish në tepsi sot do të jeshë!
25.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com