August 3, 2024

Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miq të mi ju përshëndes dhe ju uroj fund javë të qetë e të paqtë!

QIELLIN DO TA MBAJË ME SHPATULLA

Mua nuk më lodhin rrugët e gjata,
anija ime lëviz në hapësirën e Bermudës,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
stop – me gjoks, do t’i bëj furtunës!

Vetëtimat e rrufet do t’më binden
do e gjej formulën për të zbuluar enigmën,
do mbrojë anijet e avionët para se të digjen,
do luftojë përballë kuçedrës e do helmojë shtrigën…

Do ua dalë më së miri, rrebesheve, furtunave,
do kalojë e do kthehem nga trekëndshi i Bermudës,
më besoni, me fenomenet do e gjej gjuhën,
por jo me njerëzit që e mbajnë shumë lart hundën!

Mua s’ më kanë lodhur ende rrugët e gjata,
kam tre dekada që botën e mas me këmbë,
po ra qielli, do ta mbajë me shpatulla,
po u fundosën detet, botën do ta mbaj me dhëmbë!

© Dhimiter Nica,Selanik.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com