August 3, 2024

Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zymer Mehani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Je gjaku i Adem Jasharit
I Zahirit, Kushtrim djalit
Dhe i trimit SANDOKAN
Yll lirie- flakadan

Je vetë dielli që jep dritë
Ti je pushka që pret n’pritë
Të pabesin, mercenarin
Dhe pushtuesin e tradhtarin

Ti për kombin je mburojë
Nga çdo e keqe, krim e plojë
Je gërsheti i Antigonës
I Ylfetes-syshqiponjës

Ti je vetë nderi i motrës
Je dhe ngrohtësia e votrës
Je porosia e babait
Gjaku i derdhur i vëllait

Je lulëkuqe e Kosovës
Vetë Flamuri i Marigonës
Ti je gjaku i SHQIPTARIT
Je Ushtria e Legjendarit

Ti je gjaku ynë që s’ falet
UÇK, na rrosh sa malet!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com