Fund Prilli – Ilmi Cani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Fund Prilli.
Pemët, çelën lulet
E hodhën petalet
Për të ngjizur frutat e jetës që nuk ndalet.
Vashat gjinjkërcyera i dhanë fund virgjërisë,
Për tu bërë nëna, përjetësim i dashurisë.
Djemtë treten diku në një rruginë
Ndjekin aromën e jetës, ndjekin magjinë.
Pranvera rreh në vena e kapilarë,
Me cicërima e blerim
Tek jeta ngjizet, lulëzon pandarë.
Kjo qe vetëm një përshëndetje nga zemra per ju, ne k’to ditë ngujimi,
Me ndienjë vëllazërore, dashurie e perkushtimi.
Jam pranë jush në këtë fatkob, me shpirt,
Në k’të terr mërzitje, sadopak t’ju ndrit.
Mirupjekshim në Shqipërinë e lirë!
Me nderime dhe respekt
ILMI CANI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com