Tek bregu i kaltër – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TEK BREGU I KALTËR
U ula mbrëmë
Një fllad i lehtë rrëshqiti
Mbi buzët e vargut
Qielli u tremb
Veç princesha e fjalës
Ishte veshur me kuq e zi
Hirëplote
Tek bregu I kaltër
Iu gjunjëzuan hënë e yje
Para teje princeshë
U ula mbrëmë…
Koha u bë memece
Qyteti ra në heshtje
Veç dielli udhëtonte
Nëpër glob
Ta vriste virusin e zi
Oslo, me 26.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com