Gjithçka po vonohet – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
GJITHÇKA PO VONOHET
Erdh kjo pranverë sado e bleruar
Por lulet e çelura nuk kanë vlerë
Po mungojnë fëmijët të lumturuar
Që gjithmonë dëshironin pranverë.
Pranvera këtë vit dhe për ta u vonua
Sepse dikush lëvizjen e lirë ua mohoi
Edhe ato lulet e çelura s’janë gëzuar
Fëmijët t’i shikojnët dikush ua ndaloi.
Pse kjo pranverë e vonuar na trishtoi
Cfarë e keqe iu dhurua njerëzimit…!?
Dikush tinëzisht të gjithëve na pushtoi
A është kjo e drejtë…shenjë e civlizimit.?
Ç’shkencë e zhvillim qenka ky shekull
Që padrejtësisht duan të na shkatrrojnë
Vallë ndjenjat njerëzore janë duke tretur
Jetën e fatin tonë kush po e diktojnë..!?
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com