August 7, 2024

Poeti dhe poezia, shpesh ngjasojnë – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POETI DHE POEZIA
..SHPESH NGJASOJNË..

Të jenë binjake,
qiellit të kaltër bashkohen..!?
==================
Ah, poezia në vite shkruar
vjen sot si një ngushëllim
Kur shpirti ndjehet përmalluar
ku më ka çuar, për të mbijetuar
Në një botë të lirë…
Më rrëmbeu si zogjtë shtegëtarë
në një moshe madhore
Më solli bregut matanë
të shijoj tokën e begatë, pjellore
Ku gjyshërit tanë, kishin lënë hapur
dyer dhe dritare.
Erdhëm pak të vonuar, por u ambjetuam
me natyrën e re, punërat që filluam
Por muza na ndoqi nga pas
për ti kënduar atij vëndi, të bekuar
Kur ishim atje, vargjet na ndaluan
shpirtin na e vranë,
por së fundi shpëtuam…!!

Poezia ngjet me një gur diamanti
nga çdo pozicion ta shohësh
ndriçon me rezet e thyera..
Syrin ta kënaq së tepërmi
vjen natyrshëm, vargu i lirë
të duket si reze dielli në shkretëtirë
Shkëlqen në thesaret si xhevairë..
Shpirti gëzohet kur e shkruan
e nxjerr nga vehtja çlirohet
Por ndjehesh i kompletuar
kur nga të tjerë lexohet..
Poezia është gjumi i poetit
kur një sy ngelet zgjuar
Netëve kur sodit hënën
qiellit me yje ndriçuar
harron vehten, duke medituar..
Kërkon ta shohë jetën
në katër pikat e horizontit
vehten e nderon,
Është një pasion
qëndruar labirintheve të shpirtit
Vjen një ditë të zgjon
nga ai gjumë letargjik, dimëror
Ndjehesh i rilindur,
i gjallë tek një botë ku jeton
duke u ngritur me vështirësi
tek majat e Olimpit..
Atje ku jetojnë Zotat..
Mendoju mirë o njeri, kësaj jete..
Poeti dhe poezia
Ngelur kohës si binjake
…..Sa shumë ngjasojnë..
Jetën në të gjitha dimensionet
….Përceptojnë..!!

Floriri Z Petra
April 25th, 2020..USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com