August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPREHJE.

Tej bukurisë të shpreh
si një krijim
i gdhëndur daltave
qënia jote?
Përsosmërisë më njeh
në gërshëtim
lëvizjesh harmonike
o gërshetim!
O ëmbëlsi e njomësisë
fantazive
më mbështjell mbi format
e lirisë në
kompozimin e krijimit
dritë!…
Ndizesh dhe iriton
shijen…?
Zbërthyer mundimeve
më josh
mes përkëdheljeve
rritesh
dhe zgjerohet, rrezja jote! Projeksion
në përkushtim të bukurisë
o madhështi
që më përkul dhe
më përul…!
Krijesës tënde, zbutet
dhe mes krijimit
dritë dhe dritës, joshur
po më kreh
fantazitë?! I shtjelloj dhe
i gjej, mrekullisë
përshtatur në udhëtimet
më të bukura
mes teje dhe përtej
krijimesh…!
Dritës të kundroj.

Dhimtri Jani Kokaveshi
18-04-2014

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com