August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miqësi e nderuar,
ju përshëndes
me këtë parodi kudo që jeni.

Dy gratë e Nastradini

Atë çka s’mund ta bënte armiku
Po e bëjmë vet ne or lum miku
Pasuri pa mbulesë e lloj-lloj çifligu
Kurrë më i fortë s’ka qenë i ligu.

Ca trushpërlarë e mendjen bosh
Të shesin mend e vet kodosh
N’vend kovës bajnë ujë me shoshë.
Mendja e mirë n’trup të shëndoshë.

Janë bërë shumë mendjehollë
Tepër të mençur pa kryer shkollë
Blejnë diploma si n’pazar mollë
S’i kemi punët keq, i kemi mirë boll

Pas çdo përpjetëze vjen tatëpjeta
Për gjithçka i kemi nga dy t’vërteta
T’thonë mos fol se asgjë s’të veta
Faqja e bardhë, e këmbët e lehta…!

Sa mirë për t’keq e kemi yrnekun
Shpesh për vëlla kemi ndezë dyfekun
S’na e do punën por duam jastekun
Për t’bërë mazë duhet rrahur dybekun.

Sa herë të rrokemi ndërmjetveti
E faj e as të keqe s’lëmë përveti
Gëzohet veç armiku, djalli e naleti
Kush fiton? – ne jo; – por ai treti.

Ju e dini, e andej mos më shtini!
Se çka bëri njëherë Nastradini…
Kur u kapën lidhaz dy gra te mullini.
Për të bërë ajkë duhet rrahur tpini.

Lumni Nimani
27. 04. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com