Kështu do vazhdojmë…!? – Sulbie Shehu
KËSHTU DO VAZHDOJMË..!?
*****************************
Shpesh me vehten zemërohem
kur ri e heshtur
më tepër trishtohem,
kur botën dua ta vështroj…
Mbyllur dhomës shtëpi
si në burg, larg në ishull
kur nuk sheh njeri..
Përse …as vet se di..!?
Kam erdhur në këtë jetë
të ec ashtu si di vetë,
por ti moj botë mos kujto
se jam e shkretë..!?
Jam femër, baltë e Zotit
kam një zemër,
ku ruaj tingujt e jetës
Kam shpirtin e thellë sa një det
kur dallgët e tij nuk më mposhtin
por dal si valëzë në breg..
Kërkoj dhe unë pak qetësi
në këtë botë të nderë,
si çarçafë të hirtë
kur sheh para syve ,
në ditë me diell
të luhen si në theatër, gjithë ligësitë..
Shpesh bie në mendime
kur shikoj si e rregullojnë jetën
ca njerëz sa nuk meritojnë
tu japësh dhe fshesën..
Pyes vehten, për kë jetoj
kur vehtes nuk ja plotësoj
ato ëndra dhe dëshira
ngelur kohës peng,
Mos kam lindur për të tjerë,
kur di që ju sillem mirë
Apo përcjell ndonjë vlerë..!?
Dua vehten të ndjehem mirë
sikur dhe ora e murit mos lëvizë,
kohën të tregojë
apo dhe dita,
me zhurmat e saj, mos reagojë ..
Por e kam të vështirë,
të bëhet strikt, të jem ndryshe
kështu jam gatuar, magjes jetë
në heshtje nuk dua të qëndroj
kur kërkoj si jam vetë
Paqe , drejtësi e mirësi..
Mos ma shpërbëni dashurinë
në shpirt e mbaj, për njerzit që adhuroj
Ç’ është kjo jetë kaq e poshtër
lindi mes njerzve, interesin
dhe sa kohë do të vazhdoj..!?
Ca i përkëdhel duke i gëzuar
të tjerë i mbyt në lot, si deti i tërbuar..
Dikujt i sjell fat, i dhuron supriza
i tjetërson femrat e zgjuara,
mos tju ndahet dhimbja..
Mos e kemi dhuratë,
këtë jetë mbushur me zhgënjime
Çdo vit kur ndrohen stinët
qan dhe zemra ime..
Ah, moj jetë si na rrotullon
një pakice u jep të drejtë,
shumicën me lajka e mashtron..
Thuaj kështu do vazhdojmë..!?
Punoi Sulbie H Shehu
Me 27 .4 .2020 .
Lexim të këndshëm miqt e mi Javë të mbarë ju uroj.