August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gratë e vëndit tim

Pashë gra të mjera,ngarkuar rëndë,duke dhënë sisë
plaka të vjetra,duke u çjerrë,me thonj të pistë
gra buzëqeshur,me sy të shqyer,me sy të trishtë
duke përkëdhelur,vajzën e vogël,bijën e brishtë,
bijën që nesër,do bëhet nënë,e nënën do të përkëdhelë
gra përmbi taka,me buzë të kuqe,me dorë në bel
me fund të shkurtër,e kofshë jashtë,me sy të shkelur
gra dëshpëruar,me burrat larg,të vetme ngelur
gra që këndonin,një këngë buzë detit,një këngë vaji
me zezë veshur,me kokë mbuluar,në shënjë faji
gra duke larë,një rrobë të vjetër,këmishë me gjak,
si luanesha,për bijtë e tyre,hidhen në flakë
gra që qajnë mbytur,në luks të çmendur,edhe pa jetë
jashtë bëjnë zonjën,skllaven nga brënda,me të vërtetë
o mbi makina,fërkojnë sytë,kam Mercedes e dua Porsh
edhe mbas xhiros,kthehen kasolles,kërkojnë lëmoshë
pashë gra krenare,me pushkë në dorë,me flokë lëshuar
pashë vëndin tim,kur derdhte lotët,si gurë të çmuar

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com