Ëndërrim – Rifat Ismaili
ËNDËRRIM
Të ëndërroj pafundësisht
Dashuria ime e largët!
Ëndrra për ty bie si shi
Në trupin tim…
Në sy kujtimesh
Përgjoj gjumin tënd të ëmbël…
S’ dua të shoh njerëz!
Endem mes pemëve
Shkoj pas zogjve shtegtarë
Kap retë në qiell…
Gjithçka thotë emrin tënd
Pemët dhe librat që lexoj
Pasqyra imazhin tënd zbulon.
Duart e mia kërkojnë nëpër ajër
Flukset e buzëqeshjes tënde.
Kërkoj tek ti, e dashur
Atë më të bukurën
Që vetë mendon se nuk e ke.
Rri përpara teje
Prek me mendje lakuriqësinë tënde
Ti ndjej trokitjet e zemrës
Të zgjoj në mendje.
As vdekja s’ do mund të shuajë
Buzëqeshjen tënde tek unë.
E gjithmonë do ta përsosë atë
Malli dhe dashuria ime…